Teknologji

Mercedes rritë fuqinë e motorit me pagesa shtesë

Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes do t’i rrisë çmimet për rritjen e fuqisë së serive të veturave elektrike, EQE dhe EQS.

Mercedes ka njoftuar se klientët duhet të paguajnë nga 100 dollarë në muaj për t’ua mundësuar automjeteve të tyre, fuqinë më të madhe të lëvizjes.

Me 100 dollarë, modeli EQE 350, do të rritet nga 288 në 349 kuaj fuqi apo 21% rritje.

Kjo mundëson që shpejtësia prej rreth 100 kilometra të arrihet për 5.1 sekonda nga 6 sekonda sa është tani.

Kompania ka njoftuar se në momentin që një klient do të regjistrohet për abonim, modaliteti i ri Dinamic Drive bëhet i disponueshëm. Duke e zgjedhur atë, performanca epërmirësuar është në dispozicion të këmbës së djathtë të shoferit.

/Shqip.com