Art Jetese

Mënyra se si ecni thotë shumë për sëmundjen e Parkinsonit

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim i trurit që shkakton lëvizje të pakontrollueshme.

Këto lëvizje janë si dridhje, ngurtësi dhe vështirësi me ekuilibrin dhe koordinimin.

Më  të prekurit nga kjo sëmundje janë burrat se sa gratë.

Sëmundja e Parkinosit zhvillohet gradualisht me simptoma të lehta.

Ngurtësia e muskujve është një simptomë kryesore e sëmundjes së Parkinsonit.

Kjo simptomë përfshin ngurtësimin dhe tensionin në muskuj, të cilat mund ta bëjnë të vështirë lëvizjen dhe shprehjen e fytyrës.

Sëmundja e Pakinosit mund të është e dukshme edhe në këmbë.

Një ndryshim në lëvizje si ngurtësia e muskujve dhe ngadalësia e bëjnë më të vështirë marrjen e hapave normalë dhe ndikojnë në ecjen e një personi.

Ekspertët paralajmërojnë se hapat e shkurtër dhe të përzier janë një shenjë e zakonshme e sëmundjes së Parkinsonit.

Shenja të tjera të pazakonta të ecjes mund të përfshijnë ngrirjen, e cila është e ngjashme me ngjitjen e këmbëve në dysheme dhe mund të tregojë Parkinson të avancuar.

Ënjtja është gjithashtu një problem i zakonshëm për të sëmurët nga Parkinson.

Por, ënjtja mund të jetë për shkak të grumbullimit të lëngjeve dhe mungesës së ushtrimeve të mjaftueshme, megjithatë nëse ënjtja përkeqësohet, mund të jetë një efekt anësor i Parkinsonit.

Nga kjo simptomë, njerëzit mund të ndjenjë këmbë të rënduara, vështirësi në ngritjen e tyre si dhe kanë probleme me mbathjen e këpucëve./Shqip.com