Mënyra më e lehtë e largimit të stresit dhe dhimbjes së kokës
Përdorimet e terapisë me avull datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë.
Që prej asokohe, kjo lloj terapie rekomandohej për trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore, veçanërisht ato që prekin rrugët e frymëmarrjes dhe kundër dhimbjes së kokës.
Terapia mund të bëhet nëpërmjet një dushi të nxehtë që vesh me avull të gjithë banjën ose përdorimit të një ene të mbushur me ujë të nxehtë dhe mbulimit të kokës me peshqir duke thithur përmes hundës dhe gojës avullin.
Avulli i mbush mushkëritë me ajër të lagësht dhe ka efekte të shkëlqyera terapeutike.
Përfitimet e terapisë me avull për shëndetin
Lehtëson frymëmarrjen – Nëse ju jeni prekur nga i ftohti, gripi, bronshiti, sinoziti, azma, alergjitë apo çdo infeksion tjetër respirator, atëherë duhet të shfrytëzoni vlerat e terapisë me avull.
Avulli çliron rrugët e frymëmarrjes dhe e bën atë më të lehtë.
Trakti i irrituar respirator lubrifikohet dhe bllokimet eliminohen.
Në një enë me ujë të nxehtë fusni gjethe eukalipti, menteje ose nenexhiku.
Nëse nuk keni gjethe mund të përdorni dy pika vaj të ekstraktit të bimës.
Kundër dhimbjes së kokës – Dhimbja e kokës që shkaktohet nga sinoziti mund të trajtohet lehtë me terapinë me avull.
Avulli luan rol qetësues për sinozitin dhe largon çdo bllokim të mundshëm.
Marrja e frymës bëhet më e lehtë dhe dhimbja largohet menjëherë.
Në këtë rast sugjerohen gjethet e dafinës në enën me ujë të nxhehtë.
Mund edhe të bëni thjesht avull pa bimë në enë.
Kundër stresit – Terapia me avull qetëson trupin dhe trurin duke nxitur çlirimin e endorfinës, e cila zbut ndikimin e stresit.
Nxehtësia e avullit rrit qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt.
Sipas informacioneve, këshillohet kamomili ose lavanda si bimë qetësuese brenda enës me ujë të nxehtë.
Eliminon toksinat – Një banjë me avull ju ndihmon të pastroni trupin nga toksinat që akumulohen si pasojë e stresit, ushqyerjes së keqe, tretjes problematike e të tjerë.
Për më tepër, avulli e vë trupin në gjendje hipotermike në të cilën bakteret dhe viruset nuk mbijetojnë dot.
Kundër ngurtësimit të muskujve – Kjo terapi është e dobishme për të çlodhur muskujt e munduar gjatë një aktiviteti fizik.
Kjo është arsyeja përse sportistët futen në sauna ose bëjnë banjë me avull pas stërvitjes.
Avulli zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Lëkura dhe flokët – Mjaftojnë 15 minuta me banjë me avull që lëkura të gëzojë shëndet dhe shkëlqim.
Avulli shmang shfaqjen e akneve, pikave të zeza apo njollave.
Ai ndihmon qarkullimin e gjakut në lëkurë por edhe përmirëson shëndetin e flokëve dhe skalpit duke mbajtur nën fre prodhimin e yndyrës.
/Shqip.com