Rozë

Mentor Haziri për artistët shqiptar që performuan në ‘Sunny Hill’: Këndojnë ‘playback’ me gjithë ato kushte për performancë ‘live’

Artisti shqiptar Mentor Haziri ka shprehur pakënaqësi ndaj artistëve shqiptar që performuan në “Sunny Hill”.

Festivali nisi që dy netë kur performuan edhe Kida, Yll Limani dhe Elvana Gjata. Ndërsa, mbrëmjen e djeshme kanë kënduar Ghetto Geasy, Dhurata Dora, KMN Azet dhe Zuna.

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori thekson se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.

“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan ai. Nuk dihet nëse kjo kritikë dhe ironi vlen për të gjithë apo Mentori ka patur në mendje dikë ose disa prej tyre. Sepse jo të gjitha performancat kanë qenë ‘playblack’.

Sunny Hill do të zhvillohet edhe dy netë të tjera sonte dhe nesër, teksa me 26,26 dhe 28 gusht do të mbahet në Tiranë./Shqip.com