Lajme

Mehaj:SHBA mbështetë me ekspertizë të lartë profesionale, tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në një takim një ekip nga Instituti për Qeverisje të Sigurisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga Keith Dunn.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë ai në rrjetin social në Facebook.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim ekipin e Institutit për Qeverisje të Sigurisë (ISG) nga SHBA të kryesuar nga Dr. Keith Dunn, të cilët sot vazhdojnë ciklin e radhës të këshillëdhënies njëjavore në Ministrinë e Mbrojtjes” thuhet në njoftimin e Mehaj.

Po ashtu është bërë e ditur se Mehaj ka bërë të ditur se ekspertët amerikanë do të vazhdojnë suksesshëm edhe drejt realizimit të vizioneve.

“Me ekspertët amerikanë do të vazhdojmë suksesshëm edhe më intenzivisht drejtë realizimit të vizionit tone”, ka shkruar Mehaj.

Me këtë rast, edhe njëherë u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për punën e tyre në mbështetjen e Ministrisë sonë të Mbrojtjes për hartimin e duhur të politikave, procesin e planifikimit dhe instrumentet tjera të nevojshëm për realizimin efektiv të procesit të tranzicionit dhe zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ka shtuar më tutje Mehaj./Shqip.com