Lajme

Mehaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimin në facebook ka deklaruar se Ushtria e Kosovës është duke realizuar trajnime me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur.

Mehaj, ka bërë të ditur se regjimenti i parë i këmbësorisë është në fazën intensive të trajnimit të përgatitjes së njësive.

“Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimet e radhës, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intensive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj. Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie.”, ka shkruar Mehaj.

Fotografi nga trajnimi i FSK-së
Fotografi nga trajnimi i FSK-së
Fotografi nga trajnimi i FSK-së
Fotografi nga trajnimi i FSK-së

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Mehaj këto trajnime të vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s.

Së fundi, Armend Mehaj ka thënë se Ushtria e Kosovës është e gatshme për çdo mision ushtarak.

Qeveria e Kosovës këtë vit ka ndarë buxhet për FSK-në me vlerë 100 milionë euro./Shqip.com