Lajme

Mehaj udhëton për në Sofje, takohet me Gjeneralmajor Dochev

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe Komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes, Gjeneralmajor Todor Dochev

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, me ftesën zyrtare të homologut të tij, Dragomir Zakov.

Mehaj fillimisht është pritur nga Komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes, Gjeneralmajor Todor Dochev.

“Me Gjeneral Dochev biseduam për bashkëpunimin në nivel të akademive, si dhe nga ai u njoftova lidhur me aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vizitë sime përfshirë konferencën dhe panairin ndërkombëtar “HEMUS 2022″’, ka shkruar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe Komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes, Gjeneralmajor Todor Dochev

Ai në Facebook, ka thënë se kjo vizitë është në funksion të realizimit të objektivit për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./Shqip.com