Lajme

Mehaj sot raporton para Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj sot do të raportoj para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Mbledhja do të mbahet në njërën nga sallat e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00.

Raportimi i Mehajt në këtë komision vije në kohën kur veriu i vendit po përballët me tensione të vazhdueshme.

Për më shumë se një javë, janë ngritur disa barrikada atje për të cilat raportohet se ka edhe njerëz të armatosur.

Gjatë ditës së djeshme disa serbë nga Mali i Zi, dhe Serbia kanë tentuar që të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinje, por që janë penguar nga policia serbe.

Gjatë protestës ka pasur një përplasje në mes policisë dhe serbëve derisa ata janë penguar nga kordoni i dytë i tyre.

Në mesin e këtyre personave thuhet se ishin edhe udhëheqësi i “Ljubav, Vera Nada”, Nemanja Saroviç, si dhe Damjan Knezeviç, kreu i Patrullave të Popullit.

Njëri nga serbët që ishte mysafir i grupit të mercenarëve në Rusi, thuhet se është organizatori i grumbullimit të serbëve në veri të Kosovës.

Në një postim të IstragaB, dëgjohet zëri i Damnjan Knezheviqit duke thënë se duhet të shihet se sa njerëz janë gati të shkojnë në Jarinje.

/Shqip.com