Lajme

Mehaj: Reciprociteti është parimi i natyrshëm, jemi të vendosur të realizojmë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pasi që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e letërnjoftimeve.

Mehaj ka thënë se Reciprociteti është parimi i natyrshëm mbi të cilin jemi të vendosur të realizojmë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë.

“Reciprociteti është parimi i natyrshëm mbi të cilin jemi të vendosur të realizojmë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës sonë. Ministria e Mbrojtjes me FSK -në përkrah institucioneve tjera të Republikës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë është dhe do të jetë në shërbim të plotë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm në vend, rajon dhe më gjerë”, ka thënë Mehaj.

Ai ka shprehur falënderime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropianë.

“Mirënjohje dhe falënderim i thellë për SHBA-në dhe aleatët evropianë për mbështetjen e pakursyer për të mirën e përbashkët. Vazhdojmë drejtë fuqizimit të Republikës, demokracisë, lirisë, paqes dhe integrimit të plotë euroatlantik”, ka thënë Mehaj.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë reciprocitet dhe barazi si dhe do të vazhdojnë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Kurti: Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta është reciprociteti./Shqip.com