Lajme

Mehaj në bisedë me Clark: Biseduam rreth zhvillimeve gjeopolitike në vend

Mehaj në bisedë me Clark

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka biseduar me gjeneralin amerikan, Wesley Clark, rreth zhvillimeve të fundit gjeopolitike dhe rolit të Kosovës në rrethanat sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj deklaroi Clark e ka përgëzuar atë për angazhimin e suksesshëm në pjesëmarrjen në operacionin humanitar mbështetës të NATO-s për akomodimin e refugjatëve afganë të udhëhequr nga ushtria amerikane.

Ministri i Mbrojtjes në bisedë me gjeneralin amerikan.

“Në bashkëbisedimin e sotëm me të, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, me theks në pjesëmarrjen tonë efektive në operacionin humanitar mbështetës të NATO-s për akomodimin e refugjatëve afganë të udhëhequr nga ushtria amerikane, si dhe përmbylljes me sukses të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit”, shkroi ndër tjerash ai.

Tutje, Mehaj theksoi se Clark ka shprehur përkrahjen e plotë dhe të pakursyer për mbështetje nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes.

“Me Gjeneral Clark u dakorduam për vazhdimin e konsultimeve të rregullta, në funksion të realizimit të qëllimeve dhe objektivave të mi strategjik.

Gjeneral Clark edhe këtë herë shprehu përkrahjen e plotë dhe të pakursyer për mbështetje nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij shumë i lartë, për Ministrinë e Mbrojtjes”, shkroi tutje ai./SHQIP.com