Lajme

Mehaj: Kosova është e sigurt nuk biem pre e deklaratave nga Serbia

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë , Aleksandër Vulin për mediat serbe ka deklaruar se janë afër zhvillimit të një lufte të re me Kosovën.

Por këto deklarata nuk i kanë bërë përshtypje Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili në një koferencë për shtyp deklaroi se Kosova është e sigurt nga kërcënimet ushtarake të vendeve fqinje.

Ka thënë se nuk do të merret me deklaratat e zyrtarëve të Serbisë.

“Ne përcjellim ngjarjet jo vetëm në rajon por edhe jashtë rajonit. Gjeopolotikisht në shumë vende ka ndryshuar situata. Mirëpo ne nuk biem pre e fjalëve, kërcënimeve, shantazheve siç ka bërë Serbia në tërë këto vitet. Ne e mbajmë gjakftohtësinë. Kosova është e sigurtë sepse i ka institucionet e veta të sigurisë.  Ne jemi në bashkëpunim me KFOR-in”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga destabilizimi i Ballkanit. E ka quajtur Serbinë si kancer të Evropës.

“Kanceri i Evropës, apo kanceri i Ballkanit ka qenë gjithmonë Serbia, tërë luftërat që janë krijuar në Ballkan janë krijuar nga Serbia.  Kosova nuk e ka sulmuar kurrë askënd. Prej Sllovenisë kanë krijuar luftë, në Bosnje, Kroaci, në Kosovë që e kemi pasur luftën e fundit, pro ju e keni parë ndërhyrje politike në Mal të zi. Siç kanë thënë pleqtë duhet me u përgatitë për më të keqen e me shpresu më të mirën”, ka thënë ai. /Shqip.com