Lajme

Mehaj: Do të ketë Komision Parlamentar për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë Komisionarit Parlamentar.

“Për herë të parë është krijuar baza ligjore për emërimin e Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur për shqyrtimin e ankesave të personelit ushtarak. Ligji për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim përcaktimin e kompetencave, detyrave dhe përgjegjësive, procedurën e përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili ka për qëllim fuqizimin e kontrollit parlamentar, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për personelin ushtarak në Forcën e Sigurisë së Kosovës” ka shkruar Mehaj.

Ligji për Komisionerin Parlamentar për FSK-në

Po ashtu Mehaj ka shtuar se ky ligj  do të kontribuoj në mirëmbajtjen e disiplinës dhe respektimit të ligjeve brenda FSK-së si elemente kyqe të një ushtrie të konsoliduar.

/Shqip.com