Lajme Ballkan

Mediat serbe publikojnë datën e takimit Kurti-Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ftesë të administratës evropiane do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Bruksel.

Sipas informacioneve të gazetes serbe “Novosti”, takimi do të organizohet të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes dhe temë do të jenë tensionet e fundit në Kosovë të shkaktuara nga vendimet e qeverisë rreth afatit për targa.

Ideja e përfaqësuesve të BE-së është të gjendet një rrugëdalje nga ngërçi aktual, i krijuar nga vendimi i Kurtit që shqiptimi i qortimeve të përfundoj para datës 21 nëntor, e të vazhdohet me shqiptimin e gjobave.

/Shqip.com