Sport Ndërkombëtar

Mediat serbe shkruajnë për gruan e futbollistit që dikur ishte kandidat për Kombëtaren e Shqipërisë

Peter Olayinka është lojtari i ri i Crvena Zvezdës në Serbi.

Sulmuesi nigerian do të bëhet anëtar i Zvezdës më 1 korrik, një ditë pas përfundimit të kontratës së tij me Slavia Pragën teksa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

Ardhja e tij në Maracana do të thotë se klubi serb do të jetë më e pasur për një tifoze tërheqëse, pikërisht gruan e tij Jetunde, e cila është e martuar me Peterin që nga vera e vitit 2021, shkruan Telegraf.rs, përcjell Shqip.com.

Jetunde (33-vjeçare) krahas punës si modele është edhe aktore dhe producente filmash.

Ajo u shpall aktorja më premtuese e vitit në Nigeri, u nominua për modelen e vitit, si dhe mbretëresha e bukurisë në “Africa Choice Awards”.

Sa i përket vetë Olaynkas, ai e filloi karrierën e tij profesionale në Shqipëri. Ai luajti për Bylis në vitin 2012 dhe më pas për Skënderbeun, përpara se të kalonte te Genti në vitin 2016.

Aty nuk luajti asnjë minutë, sepse u huazua te Dukla dhe Zulte Waregem, për të cilat shënoi 11 gola në 35 ndeshje.

Kjo e rekomandoi atë te Slavia, për të cilën shënoi 43 gola dhe pati 23 asistime në 169 ndeshje, duke filluar nga viti 2018. Slavia më pas i pagoi 3.2 milionë euro dhe në këmbim u bë golashënuesi më i mirë i klubit çek në Kupat e Evropës.

Me Slavinë ai luajti në Champions League në sezonin 2019/20, kur skuadra çeke ishte në grup me Interin, Dortmundin dhe Barcelonën. Ata morën dy pikë dhe Olaynka shënoi një gol dhe një asist ndaj Interit.

Ai ka zhvilluar dy ndeshje për kombëtaren e Nigerisë, dhe vlen të theksohet se ishte afër të luante edhe për kombëtaren e Shqipërisë.

/Shqip.com