Lajme

Mediat: Izraeli lëshon bomba fosfori në Libanin jugor, armë të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare

Ushtria izraelite godet Libanin jugor me bomba fosfori, një lloj arme e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar në zonat e banuara nga civilë.

Kështu ka raportuar agjencia qeveritare libaneze Nna, sipas së cilës ushtria izraelite së fundmi ka gjuajtur bomba fosfori pranë Marwahin, në sektorin perëndimor të vijës blu të demarkacionit midis dy vendeve.

Në orët e fundit, forcat ajrore dhe artileria izraelite kanë bombarduar vazhdimisht zonat e banuara nga civilë në Libanin jugor, afër vijës së frontit midis Hezbollahut dhe Izraelit.

Sipas Nna, vendet e goditura nga zjarri i armikut variojnë nga zona bregdetare e Mesdheut deri në fushën Hula në brendësi: Naqura, Ramie, Ayta Shaab, Aytarun, Rmeish, Qawzah, Jabal Blat, Yarin, Debel dhe Hula.

Ndërkohë, Hezbollah njoftoi se iu përgjigj sulmeve ajrore dhe artilerie izraelite në Libanin jugor duke synuar pozicionet e ushtrisë izraelite pranë vijës së demarkacionit midis dy vendeve.

Sipas njoftimeve për shtyp të Hezbollahut, pozicionet izraelite në zonat e Shtula, Nahal Betzet, Jordeikh, Wadi Sasa, Khallet Warde dhe Raheb ishin në shënjestër.

/Shqip.com