Lajme

Mediat e Venezuelës e lidhin figurën e Pacollit me afera korruptive, vjen reagimi i këshilltarit të tij

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Emri i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli është lakuar në raportin e mediave në Venezuelë.

Sipas tyre, ai është i përfshirë në afera të mëdha korruptive që kanë ndikuar edhe në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës.

Në lidhje më këto lajme ka reaguar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i ka quajtur sulme të pista politike, duke paralajmëruar se lajmet e tilla do të luftohen me mjete ligjore.

“Ato lajme dhe raportime do të luftohen me mjete ligjore dhe ata që qëndrojnë pas kësaj fushate të pistë do të përballen me drejtësinë, në Shqipëri apo në Perëndim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sipas mediave atje, Pacolli është i përfshirë në këto afera bashkë me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me me krimin e organizuar.

Lexo edhe:
Mediat në Venezuelë: Behgjet Pacolli ka pastruar paratë në bashkëpunim me krimin e organizuar

Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane.

Ndërkohë në raportin e publikuar në mediat venezueliane, Pacolli akuzohet si i përfshirë në një skandal korrupsioni, duke iu referuar parregullsitë e publikuara nga OCCRP në dhënien e ndërtimit të aeroportin e Vlorës në Shqipëri.

“Rrjeti i kompanive të lidhura me Pacolli dhe Rais, nga Evropa në El Salvador, përfshin kompani që kryen transaksione të hetuara si pastrim të mundshëm të miliona dollarëve nga nafta shtetërore venezueliane që, sipas një hetimi nga autoritetet amerikane dhe një tjetër nga zyra e prokurorit të Salvadorit. Përfitoi edhe presidenti Nayib Bukele”.

“Dokumentet e cituara në raport tregojnë se në vitin 2011 Pacolli ishte drejtor i grupit Rais Group International LLC, me seli në Shtetet e Bashkuara, ku Enrique Rais ishte aksionari kryesor. Atë vit, Rais Group tashmë po hetohej nga autoritetet amerikane, të cilët dyshonin se konsorciumi kishte “lidhje me grupe të krimit të organizuar, kompani guaska, kartele (drogë) dhe politikanë të korruptuar”.

Tutje kjo media ka shkruar marrëveshjet midis Rais dhe Pacollit përfshinin gjithashtu biznesin e mbetjeve të ngurta në El Salvador në fillim të dekadës së fundit, të cilin salvadorani e ngriti në bashkëpunim me José Luis Merino, një zyrtar i partisë së majtë në atë kohë FMLN në pushtet. Merino, i njohur në politikën e Salvadorit si Comandante Ramiro, po hetohet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara për pastrim parash dhe për lidhjen e tij të mundshme me trafikun e armëve për Forcat Revolucionare të Kolumbisë (FARC)./SHQIP.com