Me veshje me ngjyrë të njëjtë, Shyhrete Behluli dhe bashkëshorti kombinohen në pushime
Publikuar:
(08.09.2021 15:48:53)
Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli është duke i shijuar pushimet së bashku më bashkëshortin e saj, Lulin.
Ajo këtë e ka treguar nga postimet që ajo po bënë nga atje.
Së fundmi Shyhreti ka postuar një imazh me bashkëshortin e saj, Lulin të cilët shihen pranë një pishine.
Ndërkohë, krahas tjerave vëmendjen e merr veshja e çiftit të njohur të showbizzit të cilët kanë zgjedhur të njëjtat ngjyra të rrobave që kanë veshur.
View this post on Instagram
Ajo ka vendosur që pushimet t’i bëjë pas një sezone të ngarkuar me koncerte dhe dasma.
Projekti i fundit i saj është bashkëpunimi me reperin nga Presheva, Gold Ag.
Kënga ka tre muaj nga lansimi dhe numëron mbi 3,5 milionë klikime në platformën Youtube./SHQIP.com