Kulturë

“Me qytetarën e Shqipërisë”, Edi Rama uron 28 nëntorin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë disa fotografi nga takimi i tij me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën.

“Me qytetarën e Shqipërisë”, ka shkruar Rama, pasi Lipa mori nënshtetësinë shqiptare të dielën.

“Dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama në Facebook.

Dua Lipa, do ta përmbyll turneun e saj “Future Nostalgia”, me koncertin në nder të 110-vjetorin e Shqipërisë.

/Shqip.com