Lajme

Me protestë u kërkua drejtësi për rastin 19-vjeçares që u vetëvra pas kërcënimeve nga i fejuari

Protesta

Sot në Mitrovicë u protestua për vdekjen e 19- vjeçares e cila dyshohet se i dha fund jetës pas kërcënimeve që merrte nga i fejuari i saj.

Kjo protestë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë është iniciuar me kërkesë të prindërve të viktimës .

Përmes protestës u tentua që t’u bëhet thirrje institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë drejt dhe me prioritet rastin e 19-vjeçares dhe t’i japin ndëshkim meritor personit që dyshohet se e shtyu drejt vdekjes viktimën.

Në këtë protestë ndër të tjera u kërkua drejtësi dhe siguri për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë.

Ndryshe, i dyshuari për rastin është arrestuar dhe tashmë është në mbajtje.