Sport Shqiptar

Me pesë medalje ekipi i xhudos niset për Kosovës

Ekipi kosovar i xhudos do të rikthehet në Prishtinë, pas një suksesi të madh në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Skuadra e Xhudos morri pjesë me tetë atletë, duke sjell në Kosovë pesë medalje.

Derisa, pas pak ditësh pushim ata do të nisin përgatitjet për Botërorin e xhudos.

Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka kanë zënë vend në podium më xhudo, me tri prej tyre që ngritën flamurin e Kosovës mbi të gjithë, duke e fituar medaljen e artë.

Shpëtim Bajoku, është i vetmi atletë nga Kosova që fitoi medalje dhe nuk ishte në xhudo.

Gjithsej Kosova në këto gara po përfaqësohet nga 39 sportist, që marrin pjesë në 13 sporte të ndryshme.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com