Sport Ndërkombëtar

Me këtë datë do të hidhet shorti për fazen e grupeve në “Champions”

Ndeshjet që do zhvillohen në Ligën e Kampionëve

Është bërë e ditur data se kur do të hidhet shorti për garën më të madhe për klube në Evropë, atë të Ligës së Kampionëve, shkruan Shqip.com.

Më 26 gusht do të hidhet shorti i kësaj gare, ku skuadrat e mëdha nga shtete të ndryshme të kontinentit do të mësojnë kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve pritet të startojnë nga 14-15 shtatori dhe priten të mbarojnë më 7-8 dhjetor.

Ndeshjet e raundit të 16 të kësaj gare pritet të fillojnë nga 15-16 dhe 22-24 shkurti i vitit 2022, derisa ndeshja kthyese më 8-9 dhe 15-16 mars.

Ndeshja e parë e çerekfinaleve do të zhvillohen më 5-6 prill i vitit 2022, ndërsa ndeshja kthyese më 12-13 prill.

Gjysëmfinalet do të zhvillohen më 26-27 prill, ndërsa ndeshjet kthyese më 3-4 maj.

Finalja e madhe është planifikuar të zhvillohen më 28 maj në “Krestovsky Stadium” të Shën Petersburgut në Rusi.

Aktualisht, kampioni në fuqi i kësaj gare është Chelsea, derisa pritet të rikthehen edhe skuadra të mëdha si AC Milan./Shqip.com