Art Jetese

Me dietën mesdhetare, mund t’ia arrini qëllimit

Regjimi ushqimor mesdhetar është më i miri në botë për të shtatin vit radhazi.

Kriteret e vlerësimit të revistës amerikane të specializuar “News & World Report”, bazohen mbi tre faktorë, ku renditen shija më e mirë, më e shëndetshmja, por edhe me e vlefshmja për planetin.

Regjimi ushqimor mesdhetar ka një ekuilibër mjaft të mirë mes të gjithë vlerave ushqimore dhe konsiderohet një stil i vertetë jetese, i thjeshtë për t’u respektuar, më i miri për familjen e për trupin.

Gjithashtu, ka benefite në përmirësimin e shëndetit, pasi ndihmon ata që vuajnë nga diabeti, bën mirë për kockat dhe për zemrën.

Kryesisht bazohet në ushqimet me bazë vegjetale, drithëra, fruta të thata, bazë yndyrore, vaji i ullirit, mish pule, shumë peshk dhe mish të kuq gjithashtu.

Gjithashtu është e këshilluar nga shkencëtarët e gjithë botës në mënyrë unanime pasi ndikon shëndet të mirë dhe në mënyrë të thjeshtë, pasi është edhe regjimi ushqimor që nuk privon njeriun nga asnjë lloj ushqimi.

/Shqip.com