Mbytet pushuesi kosovar në Durrës
Publikuar:
(13.07.2021 22:22:34)

Një shtetas kosovar është mbytur pasditen e së martës në plazhin e Durrësit te “Shkëmbi Kavajës”, transmeton Shqip.com.
Mediat në Shqipëri raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 kur viktima S. O., 80 vjeç, (pushues) ishte duke u larë në det.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./Shqip.com