Lajme

Mbytet një 13 vjeçar në një pishinë në Gjakovë

Pamja nga pishina

Policia e Kosovës ka njoftuar së të hënë është mbytur një 13 vjeçar në një pishinë në Gjakovë, shkruan SHQIP.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:19, ku viktima është dërguar pa shenja jetë në spitalin e Gjakovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç dyshohet se është mbytur në pishinë. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./SHQIP.com