Sport Ndërkombëtar

Mbyllet pjesa e parë e “dramës” në “San Siro”

Milan-Inter

Derby della Madonnina ka sjellur emocione të shumta pas 45 minutave lojë.

Ani pse të dyja skuadrat sulmuan pa pushim, rezultati është i barabartë, 1-1, shkruan Shqip.com.

Kur po zhvillohej minuta e nëntë, Franck Kessie bëri një ndërhyrje të palejuar në zonën e rreptësisë ndaj Hakan Calhanoglu dhe referi akordoi penalti.

Nga pika e bardhë, mesfushori turk u tregua i pagabueshëm.

Goli i shënuar nga Calhanoglu

Madje, pas shënimit të golit, ai pati një festim të veçantë-për shkak se sezonën e kaluar ishte pjesë e Milanit.

Por, ky gëzim i neurazurëve nuk zgjati shumë, sepse pas vetëm gjashtë minutave rosonerët e barazuan rezultatin.

Ishte, qendërmbrotësi, Fikayo Tomori që e dërgoi topin në rrejtë, ndërsa asistues ishte Sandro Tonali.

Goli i shënuar nga Tomori

Rezultati aktual nuk i përshtatet asnjëres skuadër.

Sepse, kuqezinjët do të humbisnin një mundësi të artë për tu bërë lider në Serie A, kurse Interi do mbetej mbrapa “luftës” për titull./Shqip.com