Mbyllet pjesa e parë, Chelsea jep shenja pozitive, por jo edhe Bayerni
Publikuar:
(12.04.2022 21:47:13)

Ka përfunduar pjesa e parë – në të dyja takimet që po zhvillohen në kuadër të
Ligës së Kampionëve.
Chelsea po triumfon 0-1 në Madrid, kurse Bayerni dhe Villarreali po barazojnë pa gola.
Golin e vetëm për skuadrën londineze e shënoi Mason Mount – kur po zhvillohej minuta e 15-të.
Tashmë – anglezëve i duhen edhe dy gola – për një kualifikim tutje, teksa nëse shënojnë një herë e dërgojnë ndeshjen në vazhdime.
Në takimin tjetër që po zhvillohet në Gjermani – nuk është shënuar ende asnjë gol.
Bavarezët e dominuan takimin dhe patën disa aksione të mira, por nuk e tundën rrjetën dot.
Me rezultatin aktual, tutje kualifikohen spanjollët sepse kishin triumfuar 1-0 në Spanjë. /Shqip.com