“Mbretërit” ndalen nga Osasuna

Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përballë Osasunas.
“Mbretërit” për herë të parë këtë stinor nuk kanë arritur të marrin tri pikë, pas barazimit 1:1.
Reali e nisi më mirë ndeshjen duke dal në epërsi në minutën e 42-t nga Vinicius Jr, për 1:0 sa ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
VINICIUS JR FAZENDO GOL ALA MATHEUS SAVIO KKKKKKK pic.twitter.com/VTOQbxYaVu
— FIO MARAVILHA (@flamengoloide) October 2, 2022
Pavarësisht dominimit të Realit në pjesën e dytë Osasuna ishin ata që gjetën rrjetë.
Një super goditje me kok nga Kike Garcia në minutën e 50-të bëri që rezultati të ishte i barabartë.
Kike Garcia Goal AgainstReal Madrid 1-1 #Ossasuna pic.twitter.com/Eu1nBW7LYf
— Luis Alberto 🗣️ (@Sportscubicle1) October 2, 2022
Karim Benzema pati një mundësi ideale për fitore, por nga pika e bardh francezi goditi traversën.
Po ashtu mysafirët mbeten edhe me një lojtar më pakë, pasi David Garcia u ndeshka me të kuq për faullin në Benzeman.
Tani Madridi mbetet në vendin e dytë me 19 pikë po aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë, derisa Osasuna është në vendin e gjashtë me 13 pikë./Shqip.com