Mbretërit e vazhdojnë sundimin në Evropë
Publikuar:
(10.08.2022 22:52:50)

Edhe një trofe do të zbarkojë në “Santaiago Bernabeu”.
Real Madrid ka mposhtur me rezultat 2-0 Eintracht Frankfurtin – për ta fituar Superkupën e Evropës.
Madrilienët – golin e parë në këtë takim shënuan me anë të David Alaba – kur po zhvillohej minuta e 38-të.
Teksa, në rolin e asistuesit ishte – Casemiro.
Edhe në pjesën e dytë “los blancos” ishin dominues dhe arritën ta dyfishojnë rezultatin.
Topin në rrjetë e dërgoi Karim Benzema, i cili u bë golashënuesi i dytë në historinë e klubit – duke e kaluar edhe Raul Gomezin.
Edhe – skuadra gjermane pati disa mundësi të mira shënimi, por Thibaut Courtois ishte në vend.
Kjo ishte hera e pestë – që Real Madrid e fitoi këtë trofe./Shqip.com