Sport Ndërkombëtar

Mbretërit e shohin Leaon si antibiotikun e dhimbjes nga dështimi për Mbappe

Rafael Leao

Humbja e Mbappe-s është një dhimbje e madhe për ‘Mbretërit’.

Tani, Real Madrid po mbledh forcat për të arritur një marrëveshje me lojtarë të tjerë.

I preferuar nga bordi i klubit është Rafael Leao, sipas “Marca“.

Leao, AC Milan

Kampioni i Serie A-së me Ac Milanin ka tiparet e një lojtari të madhe, dhe ka të ardhmen përpara.

22 vjeçari luajti rol tejet të rëndësishëm në triumfin e ‘Rossoneri’ në sigurimin e ‘Scudetto’-s pas plot 11 vitesh.

Ai kontribuoi me 11 gola dhe 10 asistime këtë edicion, që është më i miri në karrierën e tij.

Leao me trofeun e Serie A

Sulmuesi mund të luajë në krah dhe në qendër të sulmit, teksa është i shumë i aftë në depërtime për shkak të kontrollit dhe driblimeve.

“Los Blancos” do të paguanin një shifër prej 150 milionë eurove për të marrë shërbimet e tij, aq sa është klauzola që e liron atë nga “San Siro”.

Megjithatë, një shifër e tillë ka gjasë që të rritet, me klubin italian që po i planifikon rinovimin e kontratës.

Kurse, vlera e tij në treg aktualisht kap vlerën e 50 milionë soshve, sipas “transfermarkt“. /Shqip.com