Lajme

MBP-ja pranon 80 komente për Projektligjin për Paga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë.

Dobra ka thënë se me këto dy projektligje synojnë rregullimin e Administratës Shtetërore.

“Në vitin 2018 Qeveria e atëhershme e ka miratuar një pako me tre projektligje, dhe pasi është dërguar në Kushtetuese, i njëjti është kthyer mbrapa. Shumë çështje tjera janë ngritur në Raportin e vendit, nga OJQ e ndryshme vendore e ndërkombëtare”.

Në këtë konferencë ai ka thënë se si Ministri kanë pranuar mbi 80 komente për këtë projektligj.

“Qëllimi i kësaj qeverie ka qenë që të kryhen reformat në administratë publike, për Projektligjin për paga i kemi pranuar 80 komente” ka thënë ai.

Tutje zëvendësministri Dobra u shpreh kritik edhe ndaj vendimeve të ish-kryeministrit Haradinaj, për rritje të pagës së tij.

Dobra u shpreh kritik edhe ndaj vendimeve të ish-kryeministrit Haradinaj, për rritje të pagës së tij.

“Rritje pagash të pa analizuara mirë dhe jo me ligj. Një prokuror në Prokurorinë Themelore e ka pagën më të lartë sesa një mjek. Një vozitës në institucione e ka pagën më të lartë sesa një mjek”.

Më tutje Dobra ka thënë se vlera e koeficientit do të caktohet në bazë të buxhetit të vitit 2023.

/Shqip.com