Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite interpelanca me ministrin Murati

Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00.

Në rend të ditës janë disa pika, përfshirë edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Pikat e rendit të ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës;

Pyetjet parlamentare;

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Një nga pikat është edhe ajo për shqyrtimin e propozimeve dhe të kërkesave./Shqip.com