Lajme

Mblidhet kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit

Kryesia e Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme. Mbledhja e kryesisë pritet të nis në ora 11:00.

Po ashtu sipas njoftimit nga kryesia e Kuvendit, janë bërë edhe pikat e rendit.

Rendi i ditës

 I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

 II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

 Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,

10.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

11.     Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

/Shqip.com