Lajme

Mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, pritet të diskutohet rreth përformancës së Kosovës në fushën e energjisë.

Sot duke filluar nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth përformancës së Kosovës në fushën e energjisë në raport me kërkesat e komunitetit të energjisë.

Mbledhja pritet të mbahet në sallën numër N10.

Dy ditë më parë Gjykata e Apelit përmes një vendimi tha se vendimi i ZRRE-së për rritje të çmimit të energjisë elektrike ishte i pa bazuar./Shqip.com