Mbi 22 mijë vaksina të administruara në 24 orët e fundit në Kosovë
Publikuar:
(18.08.2021 21:42:20)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë gjithsej 22 mijë e 120 doza të vaksinës kundër Coronavirusit.
Sipas të dhënave të MSH-së, në total në Kosovë janë administruar 644 mijë e 748 vaksina.
221 mijë e 42 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID. Ndërkohë 202 mijë e 664 janë vaksinuar me një dozë.
Është dita e tretë rresht me mbi 20 mijë të vaksinuar.
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar masat e reja kundër Coronavirusit, të cilat do të hyjnë në fuqi më 20 gusht./SHQIP.com