Lajme

Mbi 18 mijë raste aktive me COVID-19

COVID-19

18 mijë e 548 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Ky numër ka filluar të ulet ditëve të fundit, pasi po bie numri i infeksioneve dhe po rritet ai i të shëruarve.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë, raportoi për 583 infeksione të reja dhe 1 mijë e 944 pacientë që arritën ta kalojnë Coronavirusin.

Ndërkaq, 14 persona humbën jetën, gjatë ditës së fundit rezultat i COVID-19.

Të shtunën u vaksinuan 19 mijë e 807 qytetarë.

Lexo edhe:
Largimi i profesionistëve – “në Kosovë është pothuajse e pamundur ta ushtrosh profesionin”

Kjo bëri që tash në Kosovë të jenë dhënë 1 milionë e 15 mijë e 733 vaksina.

Mbi 660 mijë kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa më shumë se 355 mijë, kanë kryer procesin me të dy dozat.

Masat anti-COVID vazhdojnë të jenë në fuqi, të cilat përfshinë obligueshmërinë e maskës, kufizime në orar për gastronominë dhe qendrat tregtare, si dhe orë policore. /Shqip.com