Lajme

Mbi 140 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor në emergjencën e QKUK-së brenda 24 orëve

Klinika Emergjente në QKUK

143 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor gjatë 24 orëve në Klinikën Emergjente në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga një postim i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës në Facebook.

“Prej tyre, 31 janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 27 kanë marrë shërbim mjekësore kirurgjike, kurse 35 të tjerë janë mjekuar në Dhomën e Shërbimit Internistik”, thuhet në njoftim.

Emergjenca – QKUK

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se në raportin e punës janë regjistruar edhe 35 raste ortopedike dhe 7 raste, të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku./Shqip.com