Lajme Ballkan

Mbështetësit e BDI-së e bllokojnë selinë e VLEN-it në Shkup

Mbështetësit të BDI-së kanë bllokuar selinë e koalicionit, VLEN, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Thirrjet e simpatizantëve të BDI-së ishin që përfaqësuesit e VLEN-it të mbyllin dyert dhe të shkojnë në shtëpi.

Forcat speciale të Policisë maqedonase kanë zbarkuar para selisë së VELN-it, për të parandaluar ndonjë eskalim të situatës.

Lexo edhe:
Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

“Tek selia e VLEN-ti në sheshin Skënderbeu në Shkup janë shtuar numrat e njësisë speciale të Policisë, pasi simpatizantët e BDI-së kanë ardhur para selisë së VLEN-it. Në momentin kur ishte paralajmëruar konferenca e Tarvarit dhe koalicionit VLEN. Turma po bëhen më e madhe dhe Policia është në gatishmëri që të mos kalojnë tek zyra e VLEN-it”, raporton Dukagjini.

/Shqip.com