Mbaron po fitues “lufta” në Milano

Shumë raste shënimi, emicione të pafundme, por vetëm dy gola, kështu mund të përkufiziohet Derby della Madonnina.
Milani dhe Interi janë ndarë në “paqe” me rezultat 1-1, në kuadër të gjiros së 12-të në Serie A, shkruan Shqip.com.
Teksa po zhvillohej minuta e nëntë, Franck Kessie bëri një ndërhyrje të palejuar në zonën e rreptësisë ndaj Hakan Calhanoglu dhe referi akordoi penalti.
Nga pika e bardhë, mesfushori turk u tregua i pagabueshëm.
Madje, pas shënimit të golit, ai pati një festim të veçantë-për shkak se sezonën e kaluar ishte pjesë e Milanit.
Por, ky gëzim i neurazurëve nuk zgjati shumë, sepse pas vetëm gjashtë minutave rosonerët e barazuan rezultatin.
Ishte, qendërmbrotësi, Fikayo Tomori që e dërgoi topin në rrejtë, ndërsa asistues ishte Sandro Tonali.
Neurazurët patën edhe një mundësi të artë për të kaluar në epërsi, por portieri i Milanit, Ciprian Taterusanu, e priti penaltinë ekezektuar nga Latuaro Maritiez, në minutën e 27-të.
Pjesa e dytë solli edhe më shumë raste shënimi në të dyja anët, por rezultati nuk ndrushyoi deri në fund.
Me këtë barazim, rosonerët e kanë humbur mundësinë që të jenë lider të Series A në këtë javë. Kurse, në anën tjetër, zikaltërit mbesin nëntë pikë larg nga kreu i tabelës./Shqip.com