Sport Ndërkombëtar

Mbappe po shënon, por nuk po asiston

Kylian Mbappe

Gola po shënon.

Por, asistime nuk po dhuron.

Kylian Mbappe është autor i shtatë golave në Ligue 1, teksa ende nuk ka regjistruar asnjë asistim.

Kjo statistikë po zgjon debate të ndryshme – pasi Leo Messi dhe Neymar Jr – kanë nga shtatë asistime secili.

Neymari e ka asistuar tre herë Mbappen, Messi e ka asistuar pesë herë Mbappen, ama francezi nuk i ka asistuar dyshen – asnjëherë.

Kohë më para – kishte qarkulluar një video në Twitter – ku francezi e shtyen Messin, teksa dëshiron ta marrë penaltinë nga Neymari – që bën të dyshohet se harmonia në dhomat e zhveshjes së PSG-së nuk është e madhe.

Kylian – në sezonin e kaluar kishte 17-të asistime në total – në elitën e futbollit francez, teksa mbetet të shihet se si do e mbyllë – kampiopnatin aktual.

23 vjeçari është futbollisti më i shtrenjtë në botën e futbollit – sepse në “Transfermarkt” vlerësohet 160 milionë euro./Shqip.com