Ekonomi Biznes

Masat e reja të papranueshme për gastronomët

Foto e ilustruar

Masat e reja kundër COVID-19, të cilat janë paralajmëruar se do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori, janë të papranueshme për Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës.

Arian Vranica nga kjo shoqatë, thotë se masat e reja nuk mund t’i pranojnë pa mbështetje financiare nga institucionet e vendit.

“Tashmë është bërë e ditur se do të punohet vetëm në hapësirat e jashtme ku do të shfrytëzohet deri në 75 për qind të kapacitetit, mirëpo ne pa një vizion për mbështetje ekonomike nuk i pranojmë masat”, deklaroi Vranica.

“Kërkesat do të jenë mbështetja financiare që duhet t’i shqyrtojmë bashkë me Ministrinë e Financave dhe është evidente që një kërkesë e tillë të jetë legjitime shto faktin se asnjëra nga masat e marra që nga fillimi i pandemisë rreth 33 për qind e biznesit s’kanë përfituar”, shtoi ai.

Në kuadër të masave të reja që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës e që do të zgjasin nga 1 deri më 13 shtator është paraparë edhe kthimi i orës policore, shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë për një orë si dhe të punohet vetëm me 75 për qind të ambienteve të hapura./SHQIP.com