Sport Ndërkombëtar

Marseille – Sporting filloi 15 minuta me vonesë

Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis Marseille dhe Sporting Lisbonës filloi 15 minuta me vonës të martën, pasi autobusi që transportonte lojtarët e ekipit vizitor u kap në trafik dhe mbërriti me vonesë në stadium.

Ndeshja në Grupin D fillimisht ishte planifikuar të fillonte në orën 18:45 në stadiumin Velodrome në qytetin port francez.

Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të telasheve të turmës gjatë fitores 1-0 të Eintracht Frankfurt në Marseille muajin e kaluar.

Sporting ka mposhtur Frankfurtin dhe Tottenhamin në ndeshjet hapëse pa pësuar. Nga ana tjetër, Marseille është në vendin e fundit dhe ende nuk ka shënuar./Shqip.com

/Shqip.com