Marquinhos: Ndeshja kundër Real Madrid është vendimtare

“Parku i Princave” do jetë dëshmitar i një finale – para finales.
PSG-ja do e presë Real Madridin – të martën me fillim nga ora 21-00.
Favorit në letër nuk ka, por kapiteni i parsienëve, Marquinhos në konferencën për media tha se është një ndeshje vendimtare për ta.
“Është e vërtetë që do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Sepse është një ndeshje vendimtare. Këto ndeshje janë vërtet të ndryshme nga ndeshjet e kampionatit”, u shpreh ai fillimisht.
Por, braziliani po ashtu shtoi se pa marrë parasysh rezultatit të kësaj ndeshje – nuk duhet hedhur në kosh atë çfarë parisienët kanë bërë deri më tani në këtë sezon.

“Gjithçka që kemi bërë më parë, a do ta hedhim në koshin e plehrave? “Ne kemi luftuar që nga fillimi i sezonit. Kemi punuar shumë në në stërvitje. Udhëtuam shumë, luajtëm shumë, mirë dhe keq. Kemi pasur ndeshje të vështira. Fituam në momentin e fundit, humbëm gjithashtu. Mendoj se nuk duhet të neglizhojmë gjithçka që kemi bërë më parë”, shtoi ai.
Teksa, i pyetur për të ardhmen e shokut të tij të skuadrës, Kylian Mbappe, kapiteni tha se “ne përpiqemi ta bëjmë Kylian të ndihet sa më rehat. Edhe me gjithë këtë situatë ai ndihet mirë.Mbappé është i lumtur që është këtu me ne – kurse do të ketë zgjedhjet e tij [për të ardhmen] për të bërë”.

Maruquinhos është ndër futbollistët kryesor të kësaj skuadre – tash e disa vite.
Teksa, që nga largimi i Thiago Silvas, ai ka marrë shiritin e kapitenit. /Shqip.com