Marku pas fitores: Të gjithë kanë dyshuar te unë, fitoren ja dedikoj familjes
Publikuar:
(25.09.2021 20:28:36)

Me lot në sy, pasi doli ftues në meçin e sontëm ndaj Maxim Prodan, Florian Marku është shprehur tejet i lumtur për fitoren.
Boksieri shqiptar ka thënë se kanë dyshuar shumë në të, por sonte i ka dëshmuar të kundërtën, transmeton Shqip.com.
“Të gjithë kanë dyshuar te unë, por ja ku jam sonte. Kanë menduar se jam vetëm një kick-boksier. Jam shumë i lumtur. Gruaja ime është shtatzënë dhe këtë fitore ia dedikoj asaj dhe gjithë familjës sime” , tha Marku pas fitores.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kategorisë “Walterëight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme./Shqip.com