Sport Shqiptar

Forian Marku fiton “meçin e karrierës”

Florian Marku del fitues ndaj Maxim Prodam

Në mes të “London Stadium”, Florian Marku ka arritur që të dalë fitues ndaj Maxim Prodam.

Boksieri shqiptar ishte duke sulmuar që nga fillimi i këtij takimi, ndërsa arriti që edhe ta rrëzonte kundërshtarin, shkruan Shqip.com.

Kjo fitore do i hapë Markut shumë rrugë drejtë sukseve të tjera në karrierë.

Ai ështe ende vetëm 28 vjeçar dhe ka ende shumë për të dhënë në këtë sport.

Pas takimit, ai tha “Më kanë nënvlerësuar shumë, por ja ku jam sot. Shikoni këtë titull, shikoni kë kam mundur. E kisha të lehtë”.

Momenti kur Marku u shpall fitues

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kategorisë “Walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme./Shqip.com