Lajme Ballkan

Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie në nderim të viktimave në Spitalin e Tetovës

Spitali për COVID-19 në Maqedoninë Veriore, i kapluar nga flakët

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie në gjithë vendin për të nderuar viktimat që humbën jetën në spitalin e Tetovës, përcjell Shqip.com.

Në mbledhjen e sotme urgjente të Qeverisë, është debatuar lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së mërkurës ku në Spitalin e Tetovës, mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të tjerë të lënduar, raporton Alsat M.

Spitali i cili mori flakë gjatë mbrëmjes së mërkurës në Tetovë, kishte pasur defekte edhe përgjatë muajve të kaluar.

Lexo edhe:
Spitali COVID i Tetovës: Në gusht iu dëmtuan tubat e në prill u konfirmuan gabime gjatë ndërtimit të tij

Në gusht iu kishin dëmtuar tubat e oksigjenit dhe të ajrit të kondensuar, derisa në prill ishte raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit të tij./Shqip.com