Lajme

MAPL-ja ndanë 37 kamionë të mbeturinave për komunat e Kosovës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë ndarjen dhe dorëzimin e 37 kamionëve për mbeturina në kuadër të fuqizimit të Agjendës së Gjelbër.

Këta kamionë iu dorëzuan Komunave të Kosovës.

Këta kamion u fituan në kuadër të skemës Gara për Mjedis të Pastër dhe Granti i Performancës Komunale – Mjedis i Pastër.

Këtë e ka bërë të ditur MAPL-ja përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Ndërsa, për këtë, ministri Elbert Krasniqi ka thënë se do të përkushtohet në përkrahjen e komunave për mjedis sa më të pastër dhe të shëndetshëm në Kosovë.

“Ministri z. Krasniqi, ka theksuar se, MAPL do të mbetet e përkushtuar për të përkrahur Komunat në ngritjen e kapaciteteve për të krijuar kushtet e nevojshme për arritjen e synimeve për Mjedis të Pastër dhe Agjendë të Gjelbër”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.

Gjatë këtij aktiviteti, të pranishëm kanë qenë edhe ministri Liburn Aliu, Artane Rizvanolli, Ambasadori Gjerman në Kosovë Jorn Rhode, përfaqësuesi i zyrës së BE-së Luigi Brusa, drejtori i GIZ-it David Oberhuber dhe kryetarët e komunave përfituese./Shqip.com