Sport Ndërkombëtar

Manchester United në bisedime me Newcastle për huazimin e Dubravkas

Martin Dubravka e ka paralajmëruar Newcastle se dëshiron të largohet nga klubi dhe t’i bashkohet Manchester United.

Dubravka portieri i dytë, pas mbërritjes së Nick Pope në “St James’ Park” dhe nuk ishte në skuadër për ndeshjen e tyre të Carabao Cup të mërkurën mbrëma, shkruan Sky Sports.

Manchester United është në treg për një portier për të siguruar konkurrencë për David De Gea dhe Tom Heaton, pasi Dean Henderson u bashkua me Nottingham Forest në formë huazimi.

Bisedimet vazhdojnë mes klubeve me Manchester United që duan një huazim me opsionin e një transferimi të përhershëm në varësi të paraqitjeve, ndërsa Newcastle preferon një marrëveshje të përhershme – ose të paktën një hua me detyrim për të blerë.

Kontrata e Dubravkës me Newcastle skadon në vitin 2025.

Trajneri i Man Utd, Eric Ten Haag është i etur për të sjellë një tjetër portier për të shtuar presionin mbi zgjedhjen e parë David de Gea, i cili ishte një përgjegjësi në humbjen e tyre 4-0 ndaj Brentford këtë muaj.

Klubi ka shikuar një numër portierësh të tjerë duke përfshirë Yann Sommer të Borussia Monchengladbach./Shqip.com