Manchester United ndalet me barazim nga Southampton, Tottenham merr fitoren e radhës

Manchester United ndalet me rezultat 1-1 si mysafir i Southampton pas startit të vrullshëm ndaj Leeds United në “Old Trafford” të cilën e fituan me rezultat 5-1, shkruan Shqip.com.
“Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të dominonin në “St. Mary’s Stadium” si në përballjen e parë kundër Leeds.
Mandje, pa u mbushur gjysëm ore lojë pësuan gol, ose më saktë shënuan në portën e tyre me Fred, në tentativë për të larguar rrezikun.
Ata gjetën golin e barazimit të minutën e 55-të përmes Mason Greenwood, pas asistimit të Paul Pogbas.
Nga ana tjetër, Tottenham Hotspur shënoi fitore të rëndësishme kundër kundër Wolverhampton me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të takimit e shënoi, Dele Alli në minutën e 9-të të ndeshjes nga penalltia.
Këtë sezon debutoi edhe Harry Kane, i cili u aktivizua në minutën e 72-të.
Skuadra e Nuno Espirito Santo kryeson tani me pikë të plota së bashku me Liverpool dhe Brighton./Shqip.com