Sport Ndërkombëtar

Manchester United e kërkon reprezentuesin e Turqisë

Skuadra angleze Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Turqisë, Merih Demiral, ka bërë të ditur “Daily Mail” të mërkurën.

Ekipi anglez po synon transferimin e Demiralit në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka nisur negociata me Atalantan.

Për ta bindur ekipin italian në lirimin e tij, Unitedi është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2026, por është i gatshëm të largohet për të luajtur në Angli.

Demiral iu bashkua Atalantas vitin e shkuar nga Juventusi, ndërsa këtë edicion në Serie A ka shënuar një gol në 13 paraqitje.

Ai është edhe reprezentues i Turqisë.

/Shqip.com