Sport Ndërkombëtar

Manchester United dhe Rashford afër marrëveshjes për vazhdimin e kontratës

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Manchester United dhe Marcus Rashford pritet që të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Sulmuesi anglez ka edhe një vit kontratë me ”Djajtë” dhe tashmë kanë nisur bisedimet për qëndrimin e tij në “Old Traford”.

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, së fundi ka thënë se Rashford dëshiron të qëndrojë dhe United do të njëjtën.

”Marcus dëshiron të qëndrojë dhe ne duam që ai të qëndrojë këtu te Man United, kështu që unë mendoj se do ta gjejmë njëri-tjetrin.

Le të vazhdojnë bisedimet, nuk flas për procesin.”ka thënë ten Hag.

/Shqip.com